Kush është brunia misterioze që u pa me Capital T?

  • 19 June 2019 - 10:34
Kush është brunia misterioze që u pa me Capital T?

Capital T po i çmend fansat në Instagram, pasi ka publikuar një foto me një vajzë brune misterioze.

Ai nuk e ka zbuluar fytyrën e saj, por i ka bërë një dedikim mjaft romantik që na bëri akoma më shumë të dyshojmë për raportin e tyre.

“I kam sytë te ti, je gjithçka që shoh”, ka shkruar Capital T.

Nuk e përjashtojmë mundësinë që mund të jetë edhe ndonjë skenë nga klipet e reja.

Por fakti që ka fshehur fytyrën e saj, i ka bërë fansat të mendojnë se ka diçka të dyshimtë.

Shumë prej tyre i shkruajnë reperit që të publikojë emrin e vajzës dhe një foto me fytyrën e saj.

“Meqë e ke emrin Trim bëhu trim e bëjë tag këtë çikën”, i shkruan një komentues.

“Qënke dashuruar”, ia pret një tjetër

Capital T është mjaft i rezervuar në lidhje me jetën e tij private dhe sa herë që provokon kështu, ne duam të dimë diçka më shumë!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo) on

(Kosova Sot Online)