Ronela Hajati rrezikon jetën për klipin e ri! Publikon videon ku desh rrëzohet nga shkallët

  • 19 June 2019 - 14:53
Ronela Hajati rrezikon jetën për klipin e ri! Publikon videon ku desh rrëzohet nga shkallët

Ronela Hajati përkushtohet shumë që klipet e saj të dalin të mrekullueshëm!

Madje aq shumë përkushtohet saqë, ka rrezikuar jetën për xhirimet e klipit më të fundit të titulluar “Lage”.

Në një video të publikuar së fundi në Instagram, ajo shfaqet teksa pengohet duke zbritur disa shkallë të frikshme në një lartësi shumë të madhe.

“Kur thonë: “Hë se keni punë të lehtë ju “  -LAGE- 21.06.2019”, shkruan këngëtarja.

Ajo duket tepër e trembur në fytyrë teksa mbahet pas shkallëve për të mos u rrëzuar poshtë.

Ronela na tregoi se edhe të xhirosh një klip nuk kalon pa disa rreziqe për jetën!

Nuk e dimë çfarë po bënte këngëtarja majë atyre shkallëve por mezi presim të dalë klipi i ri të premte.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

(Kosova Sot Online)