Të jetë e vërtetë? Pas ndarjes nga Justin Bieber, Selena në lidhje me këngëtarin e njohur

  • 19 June 2019 - 15:29
Të jetë e vërtetë? Pas ndarjes nga Justin Bieber, Selena në lidhje me këngëtarin e njohur

Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë kohë që janë ndarë, megjithatë janë gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm nga fansat e tyre, por edhe nga mediat e huaja. Së fundmi, është thënë se Selena e ka fshirë totalisht ish-in e saj nga jeta dhe kjo mund të jetë e vërtetë.

Gjatë një shfaqje të Lewis Capaldi nga Mike Wass, i cili është një gazetar, Selena është parë në shoqërinë e Naill Horan, këngëtarin e grupit ‘One Direction’. Pavarësisht se ata janë miq të vjetër, Mike publikoi një status në ‘Twitter-in’ e tij dhe la të kuptohej se mes tyre po ndodhte diçka, gjë që bëri të gjithë fansat e dyshes të ‘çmendeshin’. Sipas mediave të huaja, ky mund të jetë thjesht një hamendesim, pasi asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Kujtojmë se Selena sapo është ‘rikthyer’ nga qëndra spitalore ku u shtrua pak kohë më parë dhe duket se po përpiqet të shijojë jetën e saj në maksimum, larg rrjeteve sociale.

(Kosova Sot Online)