Mozzik surprizon fansat e tij, zbulon detajet e albumit të parë që pritet të vijë shumë shpejt

  • 20 June 2019 - 10:30
Mozzik surprizon fansat e tij, zbulon detajet e albumit të parë që pritet të vijë shumë shpejt

Mozzik ka ndarë mbrëmjen e kaluar lajmin më të bukur për të gjithë fansat e tij. Me anë të disa postimeve në ‘Instastory’, reperi ka zbuluar se shumë shpejt në sezonin e vjeshtës, në muajt shtator, tetor ose nëntor do të publikohet albumi i parë i plotë i këngëtarit, i cili do të përmbajë në total 18 këngë.

23-vjeçari ka shtuar gjithashtu se 3 prej tyre do t’i sjellë shumë shpejt për të gjithë ndjekësit e tij, në mënyrë që ata të shijojnë muajt e nxehtë të verës me to.

Reperi ka zbuluar se një prej produksioneve muzikore është një bashkëpunim me Luciano dhe titullohet ‘Pinocchio’, ndërsa partnerja e tij, Loredana nuk ka ngurruar të shtojë se kjo është kënga e preferuar e saj. Mozzik nuk ka bërë publike një datë konkrete për lançimin e këtyre projekteve, megjithatë ka treguar se këtë do ta zbulojë shumë shpejt në ditët në vijim.

Kujtojmë se momentalisht reperi është duke jetuar në Gjermani së bashku me bashkëshorten e tij dhe se deri më tani ka sjellë disa këngë të cilat janë pritur mirë nga publiku dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)