Rihanna klasifikohet zyrtarisht si këngëtarja më e pasur në botë, ja cila është shuma e pasurisë marramendëse

  • 20 qershor 2019 - 12:12
Rihanna klasifikohet zyrtarisht si këngëtarja më e pasur në botë, ja cila është shuma e pasurisë marramendëse

Pasi ndërtoi një perandori me karrierën e saj në muzikë, linjën e bukurisë dhe linjën e të brendshmeve, Rihanna është zyrtarisht këngëtarja më e pasur në botë. Pasuria e saj shkon deri në 600 milionë dollarë sipas revistës ‘Forbes’.

31-vjeçarja ka arritur të klasifikohet si femra më e pasur në muzikë, duke ja kaluar dhe emrave të tjerë të famshëm si Madonna me një pasuri prej 570 milionë dollarësh, Celine Dion me 450 milionë dollarë dhe Beyonce me 400 milionë dollarë. Rihanna është femra e 37-të në botë që ka arritur të vendosë pasuri me forcat e saj sipas burimeve zyrtare të ‘Forbes’.

Le të kujtojmë se linja e saj e bukurisë ‘Fenty’, arriti fitime deri në 570 milionë dollarë në vitin 2019, shumë kjo goxha e konsiderueshme për këngëtaren.

(Kosova Sot Online)