Kjo video kur Khloe e thërret në emër mami Zaiminën është fantastike!

  • 20 June 2019 - 12:19
Kjo video kur Khloe e thërret në emër mami Zaiminën është fantastike!

Zaimina nuk e ka problem kur vajza e thërret në emër!

Madje tani që vajza e saj Khloe është e vogël, i duket shumë argëtuese.

Bukuroshja shqiptare, e cila festoi 33-vjetorin para dy ditësh, ka publikuar një video ku shihet duke luajtur me vajzën e saj te këndi i lojërave.

Në një moment vajza shihet duke e thirrur të ëmën në emër, ndërsa Zaimina qesh.

“Zamina”, dëgjohet zëri i ëmbël i Khloe-s e cila është veshur si një kukull me fustanin bojëqieli.

Zaimina e ka ndarë videon me ndjekësit në Instagram, dhe me siguri që do ta ruajë për t’ia treguar Khloe-s kur të rritet.

(Kosova Sot Online)