Miriami emocionohet nga publiku në Kosovë: Ajo që përjetova mbrëmë tejkaloi çdo imagjinatë timen

  • 20 June 2019 - 15:22
Miriami emocionohet nga publiku në Kosovë: Ajo që përjetova mbrëmë tejkaloi çdo imagjinatë timen

Mbrëmjen e djeshme, Alban Skënderaj mbajti koncertin e tij ‘Hapësira e një ëndrre’ në Kosovë dhe duket se këngëtari u prit shumë mirë nga publiku. Emocionet e kësaj nate u trasmetuan dhe nëpërmjet videove të publikuara në internet, pasi Albani nuk këndoi në asnjë çast vetëm, por gjatë gjithë kohës kishte zërat e të gjithë fansave që e ndiqnin nga mbrapa. Këtë emocion duket se e ka përjetuar dhe Miriam Cani, e cila sigurisht ka qenë pranë bashkëshortit të saj. “3000 zemra që kënduan çdo fjalë dhe çdo tingull një zëri.

Gjithmonë e kam ditur që Prishtina dhe mbarë Kosova Albanin e ka shumë përzemër, por ajo që përjetova mbrëmë tejkaloi çdo imagjinatë timen”, ka shkruar këngëtarja krahas një videoje të shkëputur nga një moment në koncert, ku të gjithë të pranishmit këndojnë sëbashku me Albanin. Pavarësisht këtyre momenteve, ai më i bukuri ishte kur këngëtari shqiptar falenderoi vajzën e tij dhe dha lajmin e ëmbël se ai dhe Miriam ishte në pritje të një fëmije tjetër.

(Kosova Sot Online)