Diva Adelina Ismaili dhe reperja Rina Balaj - publikojnë hitin e Verës 2019: 'Qikat'

  • 20 June 2019 - 18:00
Diva Adelina Ismaili dhe reperja Rina Balaj - publikojnë hitin e Verës 2019: 'Qikat'

Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili, sezonën e Verës 2019, e ka hapur me një këngë të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në fakt është kënga e saj, "Kanagjegji", e cila tani është sjellë në një frymë më moderne, në bashkëpunim me rep artisten Rina Balaj.

Kënga ka kohë që është proklamuar në media, derisa tani  erdhi momenti i lansimit.

Me një paraqitje tejet seksi, me një klip shumë trend, kënga "Qikat", interpretuar shkëlqyer nga Adelina dhe Rina, padyshim se do jetë një nga hitet e Verës 2019.

Premierë:

(Kosova Sot Online)