Një bashkëshort perfekt, ja si e surprizon Jakubi Afërditën

  • 21 June 2019 - 10:22
Një bashkëshort perfekt, ja si e surprizon Jakubi Afërditën

Një vit më parë, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore. Që nga ajo periudhë, ata kanë publikuar shpeshherë momente që kalojnë pranë njëri-tjetrit, duke zbuluar kështu pak nga jeta e tyre bashkëshortore.

Afërdita ka treguar gjithmonë se Jakubi është një bashkëshort i përkushtuar ndaj saj dhe e surprizon herë pas here modelen me dhurata.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku ka zbuluar se ndodhet në një spa. “Një ditë në ‘spa’… surprizë nga bashkëshorti”, ka shkruar Afërdita. Kujtojmë se prej vitesh, Afërdita është zhvendosur në Amerikë dhe ka marrë pak ‘pushim’ nga karriera e saj, për t’ju dedikuar familjes së saj të re.

Image

(Kosova Sot Online)