Kjo është kënga që po “çmend” shqiptarët, Ju pëlqen?

  • 21 June 2019 - 10:40
Kjo është kënga që po “çmend” shqiptarët, Ju pëlqen?

Vera ka ardhur dhe tashmë artistët shqiptarë kanë publikuar këngët që do na shoqërojnë gjatë gjithë këtyre muajve të nxehtë, por edhe në vazhdim me siguri.

Emra të njohur të muzikës si Butrint Imeri, Ledri Vula, Majk e Ghetto Geasy, Fero, , Kida, Ermal Fejzullahu, Tayna, Melinda Ademi e shumë të tjerë ka publikuar këngë të cilat po dëgjohen në çdo ambient.

Mirëpo kënga të cilën shqiptarët po e dëgjojnë më së shumti është pikërisht “Caliente, e Taynës.

Me mbi 4 milionë klikimë për pak ditë, projekti ritmik i Taynës është numri 1 në “trending” si kënga më e dëgjuar nga shqiptarët për momentin në YouTube.

Ndërkohë në vend të dytë është Kida dhe Ermal Fejzullahu me “Tela” dhe në vend të 3-të, Majk e Ghetto Geasy me “Malena”.

(Kosova Sot Online)