Nuk ka më kohë për të humbur, Linda Halimi ndërton një palestër në shtëpi

  • 21 June 2019 - 10:59
Nuk ka më kohë për të humbur, Linda Halimi ndërton një palestër në shtëpi

Linda Halimi surprizoi të gjithë fansat kur dha lajmin se ishte bërë mama për herë të parë. Pak muaj pasi lindi vajzën e saj, Linda zbuloi se kishte humbur shumë kilogramë dhe tani, ishte kthyer në formën e saj të mëparshme.

Për të qenë pranë Kaimana-s, këngëtarja shqiptare ka menduar t’i shtojë shtëpisë së saj një dhomë posaçërisht për t’u ushtruar dhe këtë e ka zbuluar me disa foto që ka publikuar në ‘Instastory’. “Kush dëshiron të bëjë palestër në shtëpinë time?”, ka shkruar Linda në video, ku tregon veglat e reja të palestrës, e cila duket se ka përfunduar.

Ajo gjithashtu ka publikuar disa video ku shfaqet me veshje sportive, duke bërë aktivitet fizik. Mesa duket, kjo është një strategji e mirë e këngëtares për të mos u larguar nga shtëpia, por në të njëjtën kohë të mos humbasë më shumë kohë.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Linda zbuloi se një nga dhomat në shtëpi e kishte kthyer në studio muzikore, për të vazhduar me projektet e saj. Vetëm një ditë më parë, këngëtarja paralajmëroi këngën e saj më të re, që do të publikohet së shpejti.

Image

(Kosova Sot Online)