Nga Londra në parajsën tropikale: Ja destinacioni përrallor ku po pushojnë Marina dhe Getoari

  • 21 June 2019 - 11:07
Nga Londra në parajsën tropikale: Ja destinacioni përrallor ku po pushojnë Marina dhe Getoari

Dy vitet e fundit duket se kanë qenë një seri e vazhdueshme pushimesh për çiftin Getoar Selimi-Marina Vjollca.

Nga Saint Moritz në Miami e në Kuba, dyshja ka shëtitur në disa prej destinacioneve më të lakmuara në të gjithë botën dhe tashmë i ka ardhur radha një tjetri.

Pas disa ditëve qëndrimi në Londër, Marina dhe Getoari kanë udhëtuar drejt vendit që konsiderohet parajsa mbi tokë: Barbados.

Ka qenë Getoari ai që ka zbuluar vendndodhjen nëpërmjet një postimi në Insta Story ku ka treguar plazhin magjepsës me rërë të bardhë.

Ndërsa bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca ka postuar foto e video nga rehatia e një shezlongu duke bërë “Gëzuar” me ndjekësit e saj në Instagram.

Image

(Kosova Sot Online)