Një bombë! Kim Kardashian del me bikini në Costa Rica dhe gjithë ajo palestër ia paska vlejtur

  • 21 June 2019 - 12:19
Një bombë! Kim Kardashian del me bikini në Costa Rica dhe gjithë ajo palestër ia paska vlejtur

Prej disa kohësh Kim Kardashian ndan në rrjetet sociale me ndjekësit rutinën e saj të stërvitjes në palestër dhe siç shihet dukshëm, nuk është aspak e lehtë.

Megjithatë, gjithë ajo lodhje e djerësitje duket se ia kanë vlejtur sepse 38-vjeçarja së fundmi ka veshur rrobat e banjës dhe na la pa fjalë.

Kim Kardashian aktualisht ndodhet në Costa Rica për disa pushime të qeta familjare,  ku disa paparacë kanë mundur ta fotografojnë në bregdet dhe na lini t’ju themi se dukej llahtar!

E veshur me një  palë bikini të zeza minimaliste, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka zbuluar format trupore bombastike dhe super të tonifikuara.

Në fotot në fjalë pranë saj shihet dhe vogëlushja North, motra Kourtney Kardashiand dhe ish-partneri i kësaj të fundit, Scott Disick.

(Kosova Sot Online)