“Nuk dija as të lexoja, as të numëroja!”: Aktorja e famshme bën rrëfimin e pabesueshëm

  • 21 June 2019 - 15:40
“Nuk dija as të lexoja, as të numëroja!”: Aktorja e famshme bën rrëfimin e pabesueshëm

Ajo sot është ndër artistet më në zë të momentit, me një pasuri marramënedëse e karrierë super të pasur.

Por fëmijëria dhe adoleshenca e Bella Thorne nuk kanë qenë aspak fushë me lule dhe këtë e ka rrëfyer vetë ajo së fundmi në intervistë ku ka folur për librin e saj të ri  “The Life of a Wannabe Mogul: Mental Disarray”.

“Nuk flas për një gjë të tillë në këtë libër, por në librin  e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare.”- u shpreh Thorne duke shtuar më tej se gjithashtu ajo nuk ka pasur as njohuritë bazike në matematikë dhe ka mësuar të numërojë duke numëruar paratë e të atit.

Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se Bella nuk ka qenë në shkollë, por siç e shpjegon dhe ajo vetë, ka vuajtur nga disleksia.

“Mbaj mend kur fillova klasën e parë. Gjërat që në fillim ishin keq pasi unë nuk lexoja dot si fëmijët e tjerë. Truri im i ngatërronte shkronjat ‘B’, ‘D’, ‘M’ dhe ‘Ë’. Disleksia është e ndryshme për këdo që e ka. Mua më ka vështirësuar shkrimin dhe leximin.”-shprehet ajo.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar keq për yllin 21-vjeçar të kinemasë. Ajo ka shkruar një triologji të suksesshme, zotëron një shtëpi diskografike, ka nënshkruar një kontratë me Sony Music dhe në moshën 19-vjeçare bleu shtëpinë e saj të parë. Aspak keq mund të themi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BELLA (@bellathorne) on

(Kosova Sot Online)