Vin Veli në një lidhje pas ndarjes me Bora Zemanin? Dj i njohur zbulon të vërtetën

  • 21 June 2019 - 17:04
Vin Veli në një lidhje pas ndarjes me Bora Zemanin? Dj i njohur zbulon të vërtetën

Dj i njohur, Vin Veli ka qenë sot i ftuar në emisionin “Trokit”, ku foli për karrierë e tij, jetën private dhe për marrëdhënien që ka me djalin.

Pas ndarjes me moderatoren e njohur, Bora Zemani, u përfol se Vin Veli ishte në një lidhje dashurie. Lidhur me këtë ai u shpreh se “fjalët mund të mos kenë qenë të vërteta, pasi ajo që u përfol nuk ishte lidhje”.

Duke bërë shaka, Dj shtoi “tashmë është e vështirë që të dalësh nëpër qytet me një vajzë që e ke kushërirë, pasi në media përflitet menjëherë si histori dashurie”.

“Në një lidhje? S’ishte lidhje, nuk ka lidhje. Unë u shqetësova për mikeshën time që kisha në krahë. Pse duhet të dali ajo në portale, ka familje, ka të afërm. Edhe për miqtë e mi që ishin në tavolinë, në foton që doli, s’kanë lidhje me showbizz-in. Tani ke frikë të dalësh dhe me goca, imagjino të jesh me gocën e tezes”, shprehet Vin Veli.

Më pas ai foli edhe për lidhjen e ngushtë që ka me të birin, Arborin, me të cilin takohen shpesh. Veli shtoi se djali është personi më i rëndësishëm në jetën e tij.

Kujtojmë se Dj i njohur dhe Bora Zemani i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.

(Kosova Sot Online)