“Si i mbijetova dy luftërave”, flet këngëtarja e njohur: Refuzova të qëndroja në Francë dhe u ktheva në Prishtinë pasi…

  • 21 June 2019 - 19:56
“Si i mbijetova dy luftërave”, flet këngëtarja e njohur: Refuzova të qëndroja në Francë dhe u ktheva në Prishtinë pasi…

Këngët e saj “Xixëllonjë”, “Ding Dong”, “Le të puthen” e shumë të tjera këndohen me po aq nostalgji sa kur janë publikuar vite më parë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Gili, e cila prej më shumë se dy dekada e gjysmë, ka arritur që të fitojë publikun e saj besnik.

Ndërkohë mbështetja më e madhe e Gilit është padyshim bashkëshorti i saj, kompozitori Ilir Berani, të cilët gjithmonë i shohim së bashku në projektet e tyre.

E ftuar në “Wake Up”, këngëtarja foli për karrierën e saj artistike, jetën private, marrëdhënien me bashkëshortin dhe për dy djemtë e saj, Robertin dhe Redonin. 

E pyetur nga moderatorja se a i ka kushtuar një këngë vetes, Gili u shpreh se është “Prishtina”, e cila është bërë pas luftës.

“Është qyteti ku kam lind e rritur dhe vazhdoj të jetoj me shumë dashuri. Kam qenë dy herë refugjate e luftës. Me të dy fëmijët kam qenë edhe në luftën e Sarajevës, ku mezi kam shpëtuar e gjallë me u kthy në Kosovë. Edhe në luftën e Kosovës kam qenë shtatzënë. Redonin e kam lindur në Francë refugjate. Kam pasur mundësi me qëndruar në Francë, kam pasur dokumentacionin dhe banesën. Të gjitha i kam refuzuar dhe jam kthyer në Prishtinë, pasi mendoj se Prishtina ka nevojë për një familje siç jemi ne”, ka thënë këngëtarja e dashur për publikun shqiptar.

(Kosova Sot Online)