Bebe Rexha merr ' propozim për martesë', kjo është përgjigjja e saj

  • 22 June 2019 - 09:18
Bebe Rexha merr ' propozim për martesë', kjo është përgjigjja e saj

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me koncerte të shumta e prurje të reja muzikore.

Së fundmi, ajo bashkë me grupin The Chainsmokers kanë performuar para mijëra fansave në New York, teksa në prapaskenën e koncertit diçka e çuditshme i ka ndodhur këngëtares.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një video, ku shfaqet një nga personat e stafit teksa ulet dhe kinse i propozon për martesë.

Dhe për ta bërë sa më qesharake situatë, artistja shqiptare i përgjigjet duke i thënë: “Duhet të kesh unazë 10 karatëshe për të më propozuar mua”.

Videoja është përcjellur me mjaft të qeshura nga fansat e shumtë të këngëtares.

Përndryshe, Bebe Rexha ka treguar gjithnjë se nuk është materialiste dhe se përkundrazi e pëlqen origjinalitetin tek njerëzit, dhe mundohet që të duket sa më e thjeshtë në prezencë të tyre përkundër faktit që ka statusin e një ylli. 

 

Bebe Rexha

Posted by N’Rm I on Friday, June 21, 2019

Ajo flet hapur për problemet e saj me shëndetin mental apo edhe kilogramët e tepërt në trupin e saj, duke i ndarë të gjitha ato që i ndjen me fansat e saj në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)