Cozman rikthehet në Babastars?

  • 22 June 2019 - 09:28
Cozman rikthehet në Babastars?

Labeli Babastars ka qenë në vëmendjen e mediave prej disa muajsh pasi disa prej reperëve të grupit deklaruan largimin si Cozman, Skivi, Agon Amiga. Por siç u pa në rrjetet sociale, largimi i Cozman nuk ishte dhe aq paqësor pasi ai i thumboi disa herë anëtarët e tjerë të grupit.

Së fundmi me veprimet e tij reperi i ka habitur disi ndjekësit. Kënga e tij më e re “You Know Me” është publikuar nën logon e labelit “BabaStars”, si dhe ajo e kolegut Agon Amiga. 

Gjithashtu një tjetër foto e publikuar nga reperi i ka surprizuar fansat. Ai shihet me DJ-n zyrtar të labelit BabaStars, Marshall Jungle dhe tashëm me siguri mund të themi se Cozman i ka rregulluar marrëdhëniet me pjesëtarët e grupit dhe në të ardhmen presim prej tyre sërish bashkëpunime të fuqishme.

 

Man like @marshall_jungle Up in London City ë #youknowme

Posted by Cozman on Tuesday, June 18, 2019

(Kosova Sot Online)