Marina dhe Geti sjellin imazhe atraktive nga pushimet e tyre luksoze

  • 22 June 2019 - 09:41
Marina dhe Geti sjellin imazhe atraktive nga pushimet e tyre luksoze

Çifti i njohur i estradës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Barbados.

Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe nga këto ditë të mira relaksi, që po i shijojnë në ditët e para të verës.

Ishte fillimisht Marina ajo e cila publikoi disa fotografim e bikini rozë, ku shfaqej mjaft atraktive në pishinë, ndërsa vinte në pah linjat e saj atraktive.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

“Më mirë duke qeshur”, ka shkruar moderatorja Vjollca në mbishkrimin e një prej këtyre imazheve, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.

Ndërkohë, edhe reperi Getoar Selimi solli për fansat një fotografi nga pishina.

Ai ka vënë në dukje trupin e tij të palestruar, si dhe numrin e madh të tatuazheve që ka në krahëror.

“Na mbyti vapa”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, duke treguar se ka gjetur mënyrën për t’u bërë ballë ditëve të ngrohta. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

(Kosova Sot Online)