Elvana Gjata rikthehet: një tjetër projekt këtë radhë në Stamboll

  • 23 June 2019 - 09:46
Elvana Gjata rikthehet: një tjetër projekt këtë radhë në Stamboll

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata ndodhet në Stamboll ku po përgatit një klip të ri, të parin për këtë verë. 
Është mësuar se kënga do të jetë solo dhe po xhirohet në Stamboll. 

Por kjo nuk është e vetmja këngë që Elvana do sjellë këtë verë pasi Elvana po përgatit edhe një projekt të dytë që do vijë në bashkëpunim. Kujtojmë që kënga e fundit nga Elvana ishte "Tavolina e mërzisë", një këngë që pati shumë sukses.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e angazhuar edhe me premierat e filmit "2 gisht mjaltë" në disa vende të Europës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

(Kosova Sot Online)