Vajza e saj hedh hapat e para, Anjeza Shahini ndan me ndjekësit pamjet emocionuese

  • 23 June 2019 - 11:39
Vajza e saj hedh hapat e para, Anjeza Shahini ndan me ndjekësit pamjet emocionuese

Anjeza Shahini prej kohësh është zhvendosur në Londër dhe vetëm 4 muaj më parë, ajo u bë mama. Këngëtarja lindi një vajzë pikërisht në ditën zyrtare të nënës dhe vendosi ta quante atë Victoria ose shkurt, Tori.

Që prej asaj kohe, ajo është treguar shumë e kujdesshme sa herë ka publikuar foto të vogëlushes në rrjete sociale, duke e fshehur gjithmonë pamjen e saj të plotë. Së fundmi, në një video në ‘Instastory’, Anjeza ka zbuluar se ka qenë duke kaluar pak kohë me bashkëshortin e saj dhe me një mik të familjes, sigurisht dhe me vajzën e tyre.

Victoria duket shumë e lumtur në krah të Chris, mikut të Anjezës dhe teksa përpiqet të shkojë në krahët e babait të saj, ajo hedh hapat e para. Këngëtarja duket se është emocionuar shumë nga ky moment, madje në video mund të dëgjohet dhe reagimi i saj. Kujtojmë se Anjeza është larguar nga muzika prej kohësh, por vazhdon të ushtrojë profesionin e saj duke dhënë leksione kantoje në Londër.

(Kosova Sot Online)