Anxhela Peristeri si spikere lajmesh

  • 24 June 2019 - 08:29
Anxhela Peristeri si spikere lajmesh

Sot është një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe këngët e saj janë kthyer në hite, por e ftuar në “E diell”, Anxhela Peristeri ka zbuluar se ka prezantuar edhe emisione televizive e madje ka tentuar dhe të bëjë spikeren e lajmeve.

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s’mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin”, tregoi Anxhela.

Image

 

(Kosova Sot Online)