Mendoni se jeta e artistëve është e lehtë? Capital T ju vërteton të kundërtën

  • 24 June 2019 - 10:34
Mendoni se jeta e artistëve është e lehtë? Capital T ju vërteton të kundërtën

Në përgjithësi mendohet se puna e këngëtarëve është e lehtë, duke qenë se profesioni i tyre ka lidhje të drejtpërdrejtë me argëtimin. Megjithatë prapaskenat nga jeta e tyre nuk duken po aq të bukura dhe të thjeshta. Këtë gjë e ka treguar Capital T përmes disa postimeve në ‘Instastory’. Këngëtari ka zbuluar se është duke udhëtuar me avion dhe se gjatë kësaj kohe gjithmonë e zë gjumi.

Ai ka publikuar një foto në të cilën shihet se është duke mbajtur telefonin në dorë për të parë një film, por në të vërtetë fle gjumë. “Duke parë film”, ka shkruar ai me shaka në foton në të cilën shfaqet me sytë mbyllur.

Pas kësaj reperi ka shkruar: “E mirë jeta e artistëve”, si për të ironizuar ata që thonë se puna e një këngëtari është gjëja më e lehtë në botë.

Shpesh artistëve ju duhet të udhëtojnë në distanca të largëta brenda një dite, prandaj puna e tyre bëhet e lodhshme, e megjithatë ata mundohen sërish të përcjellin pozitivitet tek publiku që i ndjek. Capital T është një ndër këngëtarë më të kërkuar të momentit, ndaj atij i duhet të lëvizë shpesh sa nga Kosova në Shqipëri dhe jashtë territoreve shqiptare. 

(Kosova Sot Online)