Dua Lipa jep lajmin e madh, DJ me famë botërore vjen në Kosovë

  • 24 June 2019 - 10:37
Dua Lipa jep lajmin e madh, DJ me famë botërore vjen në Kosovë

“Sunny Hill Festival” ishte një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në Kosovë dhe pritet që këtë vit të rikthehet sërish me emrat më mëdhenj të muzikës botërore.

Organizatorja e këtij festivali Dua Lipa ka ndarë me të gjithë ndjekësit një lajm të madh, duke treguar se këtë vit Kosovën do ta vizitojë një nga DJ më të njohur në mbarë botën. Bëhet fjalë për Calvin Harris, i cili do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival”. Dua Lipa ka publikuar në ‘Instagram’ një video të Calvin, të cilin e pyet “Çfarë do të bësh këtë verë”. “Këtë verë do të jem në Kosovë. Do të jem në ‘Sunny Hill Festival’ në datë 4 gusht”, thotë DJ dhe Dua dëgjohet duke e mbështetur me brohorima.

Përkrah videos këngëtarja me origjinë shqiptare ka shkruar: “Jam shumë e lumtur të njoftojë se Calvin Harris do të vijë në Prishtinë për ‘Sunny Hill Festival’ në datat 2,3 dhe 4 gusht. Jam mirënjohëse për të gjithë miqtë që do të vijnë në Kosovë, duke e bërë këtë gjë të mundur , duke na mbështetur ne dhe rininë e Kosovës për një të ardhme më të ndritur!”. Kujtojmë se vitin e kaluar Dua u ngjit vetë në skenën e “Sunny Hill Festival” dhe bashkë me të edhe emra të tjerë të njohur si Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj etj. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

(Kosova Sot Online)