Majk i emocionuar: Kam sakrifikuar gjithçka në të kaluarën…

  • 24 June 2019 - 13:28
Majk i emocionuar: Kam sakrifikuar gjithçka në të kaluarën…

Majk është një ndër reperët më në zë të momentit dhe çdo fundjavë ai është i ftuar për të kënduar në ‘clube’ të natës në të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Duke qenë se ai ka vite që është pjesë e tregut të muzikës, fama e tij ka arritur majat. Megjithatë Majk duket se vazhdon të emocionohet njësoj si ditën e parë në momentin që ndodhet përpara një publiku të gjerë që i këndon dhe duartroket këngët e tij. Së fundmi reperi ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shihet duke kënduar në një nga koncertet e tij.

Siç duket nga imazhi i postuar, në koncert ka pasur pjesëmarrje masive dhe të gjithë kanë qenë të interesuar për ta ndjekur Majk. Kjo gjë e ka emocionuar shumë artistin, i cili ka treguar se  për të nuk ka qenë e lehtë të arrijë këtu ku është sot.

“Asgjë s’është e lehtë siç duket tani. Nga aty ku është nisur gjithçka, kam sakrifikuar gjithçka në të kaluarën për të shijuar momente si ky sot. Ndjehem i bekuar! Faleminderit Zot!”, ka shkruar ai bashkangjitur fotos. Kujtojmë se së fundmi reperi ka publikuar dy këngë në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të grupit “Babastars”, “Malena” dhe “Vamos”. 

Image

(Kosova Sot Online)