Surpriza 14 mijë dollarëshe! Rezarta Shkurta merr dhuratën luksoze nga bashkëshorti Ermal Hoxha

  • 24 June 2019 - 15:40
Surpriza 14 mijë dollarëshe! Rezarta Shkurta merr dhuratën luksoze nga bashkëshorti Ermal Hoxha

Nuk është se ka ditëlindjen sot, por Rezarta Shkurta ka marrë një dhuratë vërtet të bukur nga bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha!

Një dhuratë e tillë mund të merret vetëm për raste speciale, dhe nuk e dimë se cili ka qenë rasti i Rezartës.

Kjo e fundit është surprizuar nga bashkëshorti me një set bizhuterisht të markës luksoze “Cartier”, që e preferojnë të gjitha femrat!

Përmes një kërkimi të thjeshtë “iconstyle.al” mësoi edhe vlerën e tyre!

Një byzylyk si ky i Rezartës kushton minimumi 10 mijë dollarë, dhe nuk është vetëm i florinjtë por ka dhe disa gurë diamantesh rreth e rrotull.

Unaza gjithashtu e të njëjtës markë është e artë dhe me diamante dhe kushton plot 3500 dollarë.

“Dhuratë nga bashkëshorti”, shkruan Rezarta në postimin e saj në Instastory ku ndan gëzimin me të tjerët!

Një dhuratë të ngjashme e mori pak kohë më parë Adelina Tahiri për ditëlindje! Lori Hoxha gjithashtu e ka një byzylyk të tillë, duke u bërë aksesori numër një i preferuar nga femrat!

(Kosova Sot Online)