E patë? Drake paska një femër tatuazh që ngjan me Rihanna-n dhe fansat po çmenden

  • 24 June 2019 - 15:44
E patë? Drake paska një femër tatuazh që ngjan me Rihanna-n dhe fansat po çmenden

Drake dhe Rihanna duken sikur janë të destinuar të jenë së bashku. Ai shpalli dashurinë e tij për të para gjithë botës në vitin 2016 dhe duken aq mirë së bashku – edhe pse aktualisht nuk janë.

Por Drake i bëri fansat të gjithë të dyshojnë, kur publikoi këtë javë në Instagram dy foto ku shfaqej me një fytyrë gruaje në krahun e tij.

Dhe do thoni ju se kush është ajo?

Epo të gjithë fansat po thonë se ajo është ish-e dashura e tij Rihanna dhe ky është një dedikim kushtuar këngëtares.

Drake ka shumë tatuazhe në trup dedikuar të famshmëve si Denzel Washington dhe Aaliyah, kështu që nuk është e çuditshme nëse ai vendos fytyrën e RiRi-t në krahun e tij, veçanërisht nëse marrim parasysh se ai ka qenë i dashuruar me të që kur ishte 22 vjeç.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

(Kosova Sot Online)