“Të kam parë live, ke këmbë të shkurtra”, Rina Balaj i kthehet fanses që e akuzoi për “photoshop”: Janë më të gjata se…

  • 24 qershor 2019 - 15:48
“Të kam parë live, ke këmbë të shkurtra”, Rina Balaj i kthehet fanses që e akuzoi për “photoshop”: Janë më të gjata se…

Ajo është kthyer shumë shpejt në një nga personazhet më të komentuar në media e rrjetet sociale. Është fjala për reperen, Rina Balaj, e cila ka sjellë në tregun muzikor disa këngë që janë kthyer në hite.

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon foto e video nga përditshmëria e saj. E si çdo personazh i njohur, edhe Rina kritikohet nga fansat e saj për detaje të ndryshme.

Në një foto të publikuar së fundmi në “Instagram”, një ndjekëse e akuzon Rinën se ka përsdorur “photoshop” për të zgjatur këmbët.

“S’të kisha thënë që të përdorësh photoshop që t’i zgjatësh këmbët se të kam parë live, e di sa të shkurtra i ke zemër”, i shkruan fansja, të cilës reperja i përgjigjet duke e lënë pa fjalë.

“Dukshëm, por dukshëm këmbët e mia janë më të gjata se jeta jote”, i kthehet Rina ndjekëses së saj.

Image

(Kosova Sot Online)