“E ke gjoksin e varur” Këngëtarja u kthehet kritikëve pasi u shfaq me gjoksin natyral

  • 25 June 2019 - 08:59
“E ke gjoksin e varur” Këngëtarja u kthehet kritikëve pasi u shfaq me gjoksin natyral

Këngëtarja Tanerelle ishte qendra e kritikave pasi parakaloi në tapetin e kuq të Bet Awards me gjoksin e lëshuar, pa sutjena apo ndërhyrje estetike.

Shumë komentues në rrjetet sociale nxituan t’i sugjerojnë një “ngritje gjoksi”. Madje , këtë kritikë e ka edhe një fanse e saj, e cila shkruan:

“Dukesh e mrekullueshme, por mund t’i kishe ngritur pakëz.”

Kështu, Tanerelle vendosi t’u kthente përgjigje gjithë komenteve negative përmes Twitter-it, ku shkruajti:

“Për gjithë komentet negative që lexova sot, nuk kam nevojë ta ngre gjoksin që të vesh një dreq fustani.

Unë jam grua, gjoksi natyral varet dhe mua më pëlqen shumë dhe s’kam ndërmend ta ndryshoj që t’ju kënaq shikimin. Unë po jetoj ëndrrat e mia dhe po fokusohem në gjëra më të mira.”

Këngëtarja shtoi gjithashtu: “T’i ngre?! Po për kë? Unë mendoj se duket shumë bukur dhe kjo ka rëndësi.”

Image

 

(Kosova Sot Online)