Tayna thumbon keq Rinën!

  • 25 June 2019 - 09:38
Tayna thumbon keq Rinën!

Tashmë është fakt i njohur për të gjithë që konkurrenca midis repereve në tregun shqiptar është e madhe dhe shpesh herë kjo rezulton dhe në "disse" në këngët e tyre.

Sigurisht që në krye të kësaj konkurence qëndron ajo midis reperve Rina dhe Tayna.

Të dyja mjaft të suksesshme në fare pak kohë dhe nuk mund të mungojë as mbështetja e artistëve të tjerë ndaj tyre.

Së fundmi Tayna ka publikuar këngën e saj më të re “Caliente” e cila në vetëm pak ditë numëron mbi 6.2 milion klikime. Por si duket Tayna ka një 'thumb', dukshëm për Rinën, e cila së fundmi ka publikuar këngën e saj në bashkëpunim me Adelina Ismajlin. 

Mes teksteve të dyshes, fansat panë disa ngjashmëri dhe për këtë Tayna me postimin e fundit shkruan: "Mos kopjo ..." dhe e ka fjalën për këtë tekst.

Tayna: 

Jena na t'dhezt si latina
Come come come baby rrina

Rina:

Je ka dokesh seksi latina 
M'thirri e tha hajde, hajde rrina

Epo tani presim si do reagojë Rina për këtë post të Tayna-s.

Image

 

(Kosova Sot Online)