Pamela Anderson i zbulon të gjitha në ‘Instagram’, publikon foton me ish-in dhe e quan ‘monstër’

  • 25 June 2019 - 14:29
Pamela Anderson i zbulon të gjitha në ‘Instagram’, publikon foton me ish-in dhe e quan ‘monstër’

Pamela Anderson ka gjetur mënyrën më të mirë për ‘të marrë hak’ për ish- të dashurin e saj, Adil Rami. Me anë të një postimi mëngjesin e sotëm, ku shfaqet çifti në një nga daljet e tyre publike më të hershme, ylli televiziv i ka zbuluar të gjitha të pathënat pa u stepur.

“Është e vështirë ta pranosh. Më shumë se dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Kam qenë e mashtruar, e më kanë bërë të besoj se isha duke përjetuar ‘dashuri të madhe’. Jam e shkatërruar pasi zbulova së fundmi që ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurën afër shtëpisë ku jetonin me bashkëshorten, i quante ata monstra. Por kjo është më e keqja, ai gënjeu për çdo gjë. Si është e mundur? Si kam mundur unë të ndihmoja kaq shumë njerëz dhe nuk kam qenë mjaftueshëm e zgjuar që të ndihmoj veten tim?”,-shkruan 51-vjeçarja.

Kujtojmë se lidhja e saj me 33-vjeçarin Adil Rami, ka qenë një nga më të diskutuarat në media, por pas ndarjes gjërat mes tyre vetëm janë përkeqësuar.

Image

 

(Kosova Sot Online)