Emina Cunmulaj zbulon jetën e saj reale, ja çfarë fshihet pas fotove të bukura në rrjetet sociale

  • 26 June 2019 - 09:53
Emina Cunmulaj zbulon jetën e saj reale, ja çfarë fshihet pas fotove të bukura në rrjetet sociale

Bukuroshja shqiptare Emina Cunmulaj, është një nga ata personazhe që nuk nguron asnjëherë të tregojë jetën e saj në rrjetet sociale. Pa asnjë kompleks modelja ndan shpesh me ndjekësit në Instagram momente nga jeta e saj e përditshme ku në qendër janë dy vogëlushet, Ella dhe Mia.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku bën një krahasim të jetës së saj në Instagram dhe jetës reale ku shfaqet e rrethuar nga trëndafila të kuq.

“Jeta reale dhe ajo e Instagram-it”,- shkruan Emina.

Në pjesën e parë të fotos ajo tregon se si vajzat e saj luajnë me trëndafilat dhe Eminës i duhet të kujdeset për to. Ndërsa në pjesën e dytë ajo tregon jetën ‘perfekte’ të Instagramit, një vajzë të ëmbël që zgjohet në mesin e trëndafilave.

Image

(Kosova Sot Online)