I fejuari i J. Lo tallet me Kylie Jenner por ajo nuk ia la t’i kalojë lehtë!

  • 26 June 2019 - 09:55
I fejuari i J. Lo tallet me Kylie Jenner por ajo nuk ia la t’i kalojë lehtë!

Në Met Gala, Alex Rodriguez shoqëroi të fejuarën Jennifer Lopez, por me atë rast përfitoi edhe të hynte në bisedë me disa njerëz me influencë, të famshëm e pasanikë që iu gjendën në tavolinë.

Me një intervistë të fundit për “GQ” ku flet për prapaskenat e mbrëmjes më të përfolur të majit, Alex Rodriguez ka bërë internetin të ziejë për mënyrën si ironizoi Kylie Jenner-in e cila sipas tij flet vetëm “për buzëkuqet dhe sa e pasur është”.

o vetëm me Kylie-n; Alex u tall edhe me ca të tjerë.

“Kishim një tavolinë fantastike”, u shpreh Alex, “Ai djali me ngjyrë nga “The Wire”- po, Idris Elba, dhe gruaja e tij e re. Një këngëtare e famshme ngjitur me mua, po s’ia di emrin. Versaçja- Donatela domethënë. Kishim edhe Kylie-n dhe Kendall-in. Kishim edhe një zotëri aziatik nga “Aziatikët e pasur”, kryesorin. Kylie po fliste për Instagram-in, buzëkuqet dhe sa e pasur është.”

Me thënë të drejtën, jo se Kylie nuk ka përse të mburret. Këtë vit, ajo u shpall nga “Forbes” miliarderja më e re në moshë e pasuruar prej punës së vet.

Sidoqoftë, Kylie vendosi t’i kthente përgjigje ish- futbollistit përmes një postimi në Twitter ku shkruajti:

‘”Hmmm, në fakt jo. Folëm vetëm për “Game of Thrones”.’

Image

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

(Kosova Sot Online)