Kylie Jenner nuk njihet, fotografohet pa ‘make up’ dhe duket shumë larg pamjes së ‘Instagram-it’

  • 26 June 2019 - 11:17
Kylie Jenner nuk njihet, fotografohet pa ‘make up’ dhe duket shumë larg pamjes së ‘Instagram-it’

Kylie Jenner njihet si vajza më me influencë në botë për sa i përket ‘make up-it’ dhe falë pasionit të saj për të ajo ka arritur të krijojë një perandori miliarda dollarëshe në fushën e bukurisë. Pavarësisht se në çdo foto të publikuar në ‘Instagram’ Kylie shfaqet perfekte, në jetën reale duket se nuk është e njëjta. Së fundmi 21-vjeçarja është shfaqur në Beverly Hills për shkak të një takimi me dentistin dhe pamja e saj dukej larg asaj që jemi mësuar ta shohim. Kylie u shfaq pa ‘make up’ në fytyrë, me një pale syze optike dhe bluzë të gjerë.

Madje për shkak se nuk kishte të vendosur buzëkuq, buzët e saj dukeshin shumë më të holla se zakonisht.

Pavarësisht se ‘make up-i’ është biznesi i saj, duket se dhe Kylie ka nevojë për një ditë pushimi nga rutina e bukurisë. Në të njëjtën ditë ajo publikoi në ‘Instagram’ disa foto të saj, në të cilën shfaqej e kuruar në detaje ashtu si çdo herë tjetër.

Por krahasimi i këtyre fotove vërteton dhe njëherë se rrjetet sociale nuk shfaqin asnjëherë anën e vërtetë të një personi.

Image

(Kosova Sot Online)