Ariana Grande feston 26-vjetorin e lindjes dhe ka një kritikë për veten

  • 27 June 2019 - 08:20
Ariana Grande feston 26-vjetorin e lindjes dhe ka një kritikë për veten

Ariana Grande ka festuar 26-vjetorin e lindjes dhe për të falenderuar fansat për urimet e rastit ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe veshët e lepurit që tashmë e identifikojnë.

“Një vit më shumë iku dhe kjo vajzë vazhdon të mbajë veshë lepuri në kokë. Ju falenderoj për urimet, jam me fat që rrethohem nga njerëz kaq pozitivë. E ndërrova veshjen menjëherë pasi shkrepa fotot dhe u riktheva tek bluzat e mia”, shkruan Ariana krahas shkrepjes.

Kujtojmë se ky vit nuk ka qenë dhe aq i lehtë për këngëtaren, pasi ajo kaloi disa probleme me ish-partnerin dhe vetëm së fundmi i është rikthyer fuqishëm muzikës.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)