Baby G me të dashurin në klip,si në film "romantik"

  • 27 June 2019 - 09:34
Baby G me të dashurin në klip,si në film

Baby G ka publikuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me të dashurin e saj, Lim Hoti.

Kënga titullohet “Pretty Gangster” dhe vjen e realizuar edhe me videoklip.

Në sy na ranë disa skena vërtet intime që dhuron dyshja, me puthje dhe përkëdhelje.

Klipi duket si një film i vërtetë me gansterë dhe mendohet se është ideuar nga vetë dyshja.

Ky projekt muzikor është punuar nga Baby G dhe Lim Hoti, të cilët edhe tekstin e kanë shkruar vetë.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe me mjaft kuriozitet për t’i parë ata bashkë!

Image

 

 

(Kosova Sot Online)