Vazhdon telenovela, pas deklaratës së Khloes reagon Jordyn Woods

  • 27 June 2019 - 10:34
Vazhdon telenovela, pas deklaratës së Khloes reagon Jordyn Woods

Khloe Kardashian e riktheu vëmendjen tek skandali i tradhtisë që përfshiu ish-partnerin e saj dhe Jordyn Woods. Në episodin e fundit të “Keeping up with the Kardashians”, ajo rrëfeu se pas gjithë ndodhive negative, nuk mori kurrë as një ndjesë nga modelja.

Sigurisht kjo deklaratë nuk u la pa një përgjigje nga Jordyn. E ftuar në një intervistë për “Entertainment Tonight”, ajo u shpreh: “Gjërat thjesht ndodhën. Sigurisht që i kërkoj ndjesë dhe më vjen keq shumë për atë që ndodhi”.

Më tej ajo foli dhe për ofendimin publik që bëri Kim ndaj saj, duke u shprehur se modelja nuk ka punuar kurrë dhe paratë i përfitonte nga Kylie.

“Unë punoj shumë për të arritur gjërat dhe kjo është e dukshme”,-u shpreh Jordyn.

Kujtojmë se skandali i tradhtisë që përfshiu mikeshën më të mirë të Kylie Jenner dhe Tristan Thompson, u zbulua në shkurt të këtij viti. Që prej asaj kohe, familja Kardashian nuk po gjen qetësi. 

(Kosova Sot Online)