Gashi rikthehet në Kosovë, zbulohen surprizat e ardhjes së tij

  • 27 June 2019 - 13:02
Gashi rikthehet në Kosovë, zbulohen surprizat e ardhjes së tij

Edicioni i kaluar i festivalit Sunny Hill solli për herë të parë në vendlindje reperin e njohur Gashi. Artisti i dhuroi publikut një atmosferë të jashtëzakonshme dhe pas suksesit të vitit të kaluar ai ka vendosur të rikthehet edhe këtë vit. Lajmin e ka bërë të ditur organizatorja e festivalit, Dua Lipa nëpërmjet një postimi në Instagram, ku e falënderon Gashin për pranimin e ftesës.

“Vëllai im shqiptar që ndezi skenën vitin e kaluar, do të rikthehet për më shumë. Gashi në 3 gusht do të jetë në Prishtinë, Kosovë. Gjithmonë krenarë kur shoh vendasit e mi të lenë shenja nëpër botë. Pak nga pak ne po bëjmë botën të flasë për ne”, shkruan Dua Lipa.

Vitin e kaluar festivali rezultoi mjaft i suksesshëm dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për promovimin e Kosovës në botë. Këtë vit ai do të zhvillohet përgjatë tre ditëve, 2,3 dhe 4 gusht. Në festival do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës në botë dhe disa artistë shqiptarë, të cilët me artin e tyre do i dhurojnë publikut shumë argëtim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

(Kosova Sot Online)