Elita Rudi feston ditëlindjen e saj e vetme, Gjiko nuk do të ndodhet pranë saj

  • 28 June 2019 - 14:15
Elita Rudi feston ditëlindjen e saj e vetme, Gjiko nuk do të ndodhet pranë saj

Moderatorja e njohur e ekranit, Elita Rudi feston sot ditëlindjen dhe ky vit e ka gjetur më të plotësuar se kurrë, kjo pasi pak muaj më parë bukuroshja u bë nënë e një djali të quajtur Zëri.

Në këtë ditë speciale Elita ka marrë urime nga më të shumtat ku mund të përmendim atë të vjehrrës së saj, e cila e ka uruar nëpërmjet një postimi në Instastory.

“Qofsh e lumtur përjetë o nuse”,- shkruan Lirije Gjikolli.

Pas këtij urimi të gjithë po prisnim urimin special të bashkëshortit të saj Gjikos, por ai nuk ka bërë ende asgjë publike.

Mbi të gjitha ne të ‘Iconstyle’ vumë re se këngëtari nuk do të jetë pranë bashkëshortes në këtë ditëlindje. Në postimet e tij në Instagram, reperi ka treguar se sonte do të jetë i ftuar në një nga club-et e Kosovës.

Kjo është hera e parë që çifti nuk feston së bashku, pasi vitin e kaluar jo vetëm që ishin pranë njëri-tjetrit por edhe vendosën të shkojnë drejt altarit. Teksa Elita festonte 25-vjetorin e lindjes,  Gjiko i propozoi moderatores për martesë.

Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot Online)