Dua uron nënën për ditëlindjen, ia publikon foton me dimi e jelek

  • 28 June 2019 - 15:13
Dua uron nënën për ditëlindjen, ia publikon foton me dimi e jelek

Është krenare që është shqiptare.

Këtë e ka treguar çdoherë  Dua Lipa, e do ta tregojë sa herë t’i jepet rasti.

Këngëtarja ka hedhur një fotografi të nënës së saj në Instagram, të cilën e ka uruar për ditëlindjen.

E foton që e ka zgjedhur ka qenë e veçantë.

Nëna e Duas shihej e veshur me dimi e jelek, një veshje kjo tradicionale për nuse.

Fotoja te këngëtarja, mori urime të shumta e të ndryshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

(Kosova Sot Online)