Vedat Ademi publikon këngën e re “Sa m’ke mungu”

  • 28 June 2019 - 20:36
Vedat Ademi publikon këngën e re “Sa m’ke mungu”

Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Vedat Ademi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Sa m’ke mungu” titullohet kënga e tij e re, e cila është me ritme verore.

Muzika është realizuar nga Gent Myftaraj, gjersa vargjet e tekstit i janë besuar tekstshkruesit Endrit Mumajesi.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft veror, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdet. 

Ana vizuale i është besuar produksionit Pro…Video në Prishtinë.

Vedat Ademi përndryshe është mjaft i angazhuar në muzikë me prurje dhe koncerte të shumta, teksa tash e sa vite bën një jetë mes Shqipërisë dhe ShBA-së.

(Kosova Sot Online)