Vogëlushja në foto është një prej nga femrat më të bukura shqiptare sot

  • 29 June 2019 - 11:34
Vogëlushja në foto është një prej nga femrat më të bukura shqiptare sot

Almeda Abazi duket se që e vogël e ka ditur se do të ketë një të ardhme të ndritur. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory, ajo ka treguar si dukej kur ishte në vitet e para të jetës dhe mund të themi se që atëherë e ka pasur yllin në ballë.

Ish-miss Shqipëria shfaqet e veshur me kominoshe të verdha dhe në kokë mban disa lule në të njëjtën ngjyrë. Edhe pse e vogël ajo ka ditur të pozojë mjaft mirë dhe duket si një fëmijë kopertinash.

Në maj të këtij viti, Almeda u bë nënë për herë të parë e një vogëlushi të quajtur, Efehan. I biri i saj erdhi në jetë pas marrëdhënies disavjeçare të modeles me yllin e filmave turq, Tolgahan Saysiman.

(Kosova Sot Online)