Mimoza Shkodra “ngre temperaturat” me fotot vetëm me bikini

  • 29 June 2019 - 12:05
Mimoza Shkodra “ngre temperaturat” me fotot vetëm me bikini

Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra, si rrallëherë ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, fotografi ku shfaqet me bikini dhe që tregon format trupore.

Në foto shfaqet teksa qëndron në një tavolinë sërfi dhe në fytyrë nuk i mungonte as buzëqeshja e ëmbël.

Kjo pamje ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ana e ndjekësve, të cilët e komplimentojnë këngëtaren për trupin perfekt.

Ndërkohë projekti muzikor i fundit i Mimozës është bashkëpunimi me këngëtarin me Irkenc Hykën në këngën ‘Valla’.

(Kosova Sot Online)