Era dhe Nora Istrefi bëjnë Athinën të këndojë në shqip, por me siguri këtë detaj e keni humbur

  • 30 June 2019 - 10:50
Era dhe Nora Istrefi bëjnë Athinën të këndojë në shqip, por me siguri këtë detaj e keni humbur

Era Istrefi është një ndër shqiptaret që na bën krenare në mbarë botën, sepse fama e saj i ka tejkaluar kufijtë prej kohësh.

Këngëtarja ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të muzikës botërore dhe është ftuar për të marrë pjesë në disa nga koncertet më të ndjekur. 

Këtë të shtunë Era së bashku me Nora Istrefin tërhoqën gjithë vëmendjen në festivalin e njohur ‘Colour Day Festival’ në Greqi.

 Motrat Istrefi jo vetëm që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjet e tyre ekstravagante dhe shumë IN, por edhe sepse kënduan në shqip HIT-in e tyre.

Ndërkohë Era ishte ndër të ftuarat speciale ku këndoi HIT-et e saj, edhe ato në gjuhën shqipe si "Një si ti", Bon Bon" etj.

"Athina faleminderit që na pritët", ka shkruar Era në Instagram. Mirëpo edhe ju me siguri e keni humbur një detaj mjaft intersant: motrat Istrefi performojnë për herë të parë krah njëra-tjetrës.

“Motër, ishte shumë qejf të jesh në një skenë me ty për herë të parë", ka komentuar Nora.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @eracalienteraa on

(Kosova Sot Online)