Elvana Gjata zbulon se kush e frymëzoi për këngën e re dhe qenka miku i saj më i ngushtë

  • 30 June 2019 - 12:31
Elvana Gjata zbulon se kush e frymëzoi për këngën e re dhe qenka miku i saj më i ngushtë

Elvana Gjata dhe Capital T ditën e djeshme  kanë publikuar  bashkëpunimin e tyre të ri.

 Kënga mbante titullin "Fustani" dhe është shumë ritmike kështu që pritet tani e tutje ta dëgjojmë kudo.

Videoklipi është realizuar në perfeksion deri në detajet më të vogla ku siç shihet Elvana është veshur shumë ekstravagante.

 Teksti i këngës është shkruar nga vetë Elvana dhe Capital T.

 Dhe vetëm pak minuta më parë, Elvana ka treguar se kush e ka inspiruar për tekstin e kësaj kënge dhe s’është as më pak e as më shumë se sa i besuari i saj, stilisti Valdrin Sahiti me të cilin këngëtarja ka një lidhje shumë miqësore. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

(Kosova Sot Online)