Dafina Zeqiri në një romancë të re! Kush është DJ-i që i ka vjedhur zemrën?

  • 30 June 2019 - 14:33
Dafina Zeqiri në një romancë të re! Kush është DJ-i që i ka vjedhur zemrën?

Dafina Zeqiri është përfolur shpesh për jetën e saj private!

Pas ndarjes nga i dashuri Jose në fund të vitit 2018, me të cilin bashkëjetoi për më shumë se dy vite, Dafina konfirmoi statusin e saj si beqare.

Ata kishin filluar bashkëjetesën në SHBA ku dhe Dafina ishte zhvendosur për të ndjekur karrierën ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare postonte herë pas herë foto e video me të dashurin e saj ku shpesh shprehte dhe dashurinë për të.

Megjithëse dyshja i dha fund lidhjes!

Po tani çfarë statusi ka Dafina?

Burime për “iconstyle.al” bëjnë me dije se këngëtarja po jeton një histori romantike me DJ Geek.

Për të gjithë ju që nuk e njihni, me siguri do t’ju kujtohet kur t’ju përmendim hitin “Alo” që Dafina ka bërë me DJ-in.

Geek është një mik i ngushtë i Dafinës dhe madje publikon çdo këngë të saj në profilin e tij në Instagram.

Megjithatë, duket se marrëdhënia e tyre ka kaluar në diçka më tepër sesa shoqërore.

DJ Geek madje e shoqëronte këngëtaren në xhirimet e klipit të saj më të fundt “Desole”.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)