Rozana Radi publikon detajin e veçantë nga vila luksoze e Ingrit Gjonit

  • 01 July 2019 - 09:28
Rozana Radi publikon detajin e veçantë nga vila luksoze e Ingrit Gjonit

Rozana Radi ka vizituar mikeshën e saj, këngëtaren Inis Gjoni dhe duket se një detaj nga shtëpia e saj i ka tërhequr vëmendjen.

Mendimin e parë që ka pasur ajo e ka shprehur krahas një fotoje me gjithë humorin që e karakterizon.

“Edhe derën e vilës e ke veç dynjaje”, shkruan Rozana në postimin në ‘Instagram’, duke nënkuptuar se ky detaj i duket shumë i veçantë.

Nga foto e publikuar duket qartë se dera e shtëpisë së Ingritit është në ngjyrë të bardhë dhe ka inicialet e saj bashkë me disa simbole notash muzikore.

Kujtojmë se më herët, këngëtarja e njohur i ka mahnitur të gjithë me pamjet nga vila ku jeton.

Ajo u shfaq në programin “Rudina” ku tregoi si dukej shtëpia e saj, në të cilën viheshin re prania e dekorit luksoz dhe gjithë shija e mirë e përzgjedhjes së detajeve nga vetë Ingriti.

Image

(Kosova Sot Online)