Afrona Dika zbulon datën e martesës me Bleron

  • 01 July 2019 - 09:30
Afrona Dika zbulon datën e martesës me Bleron

Bukuroshja Afrona Dika dhe këngëtari i njohur shqiptar, Blero, do të martohen këtë vit.

Afrona Dika javë më parë kishte filluar festën e beqarisë me mikeshat e saj, minuta më parë ajo konfirmoi datën e martesës. 

Bukuroshja ua mundësoi ndjekësve të saj në Instagram t’i bëjnë pyetje lidhur me të gjitha gjërat që u interesojnë atyre, dhe njëra nga pyetjet ishte edhe data e martesës me Bleron.

Këto qenkan muajt e fundit si beqar për çiftin, pasi Afrona sapo konfirmoi se më datë 21 shtator do ta bëjnë kurorëzimin me këngëtarin Blero.

Image

(Kosova Sot Online)