Gjiko arrin një milion klikime për dy ditë me këngën e re

  • 01 July 2019 - 12:24
Gjiko arrin një milion klikime për dy ditë me këngën e re

Hip hop ylli, Gjiko, ka arritur sukses mjaft të madh me projektin e tij të ri. “Coco Jumbo” ishte kënga më e re e reperit që erdhi e shoqëruar edhe me videoklip.

Si çdo herë tjetër, edhe ky projekt është prodhim i producentit të hiteve, BigBang në shtëpinë incizuese, RedBox Entertainment. 

Kënga u mirëprit nga publiku dhe vetëm për dy ditë në kanalin zyrtar, YouTube, ka mbledhur mbi një milion shikime.

Në ndërkohë, këngëtari 28-vjeçar po vazhdon të jetë aktiv me prurje të reja muzikore.

Ai gjatë verës do jetë prezent në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

(Kosova Sot Online)