Almeda Abazi gati për një fëmijë të dytë? Bukuroshja shqiptare flet pas 2 muaj pasi u bë nënë për herë të parë

  • 02 July 2019 - 13:20
Almeda Abazi gati për një fëmijë të dytë? Bukuroshja shqiptare flet pas 2 muaj pasi u bë nënë për herë të parë

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka dhënë intervistën e parë pas lindjes së djalit të saj, Efehan.

Abazi ka vendosur që të ndajë me të gjithë eksperiencën e të qenit nënë, si dhe disa nga momentet më të vështira që ajo ka kaluar.

Në një rrëfim për “Who”, Almeda tha se lindja dhe mungesa e gjumit janë dy vështirësitë më të mëdha që ka kaluar. Ajo ka shtuar se tani këto gjëra po rregullohen, pas gjumit me turne që bën me bashkëshortin Tolga dhe ndihmën e nënës së saj.

Ish-Miss-i ka zbuluar se për të ka rëndësi ushqyerja me gji e djalit të paktën deri në moshën 2-vjeçare, e si pasojë ende nuk ka nisur ndonjë dietë.

“Me gji dhe shpresoj të vazhdoj kështu deri në moshën 2-vjeçare. Akoma jo, (s’ka mbajtur regjim) sepse më e rëndësishme për mua momentalisht është të ushqehet Efehan, prandaj nuk kam filluar dietën akoma”, ka zbuluar Almeda. 

Kjo e fundit është pyetur gjithashtu se çfarë bën kur përballet me ndonjë vështirësi? “Marr menjëherë mamin (qesh). Ajo më ka ndihmuar shumë si në shtatzëni po ashtu dhe tani, pasi kam dhe vëllain 5 vjeç, prandaj nuk është shumë larg si eksperiencë dhe për mamin”, ka treguar ajo.

Por pavarësisht lodhjes dhe se ka kaluar shumë pak kohë nga lindja e Efehan, duket se Almeda dhe bashkëshorti i saj e mendojnë një fëmijë të dytë.

“Që në muajin e tetë të shtatzënisë (kanë nisur blerjet). Por me thënë të drejtën kanë ngelur dhe shumë rroba pa i veshur akoma, sepse rritet shumë shpejt. Tolga bën shpesh shakanë klishe: “i ruajmë për të dytin” (qesh), ka zbuluar bukuroshja shqiptare.

(Kosova Sot Online)